dhe gjethet bien, bien si prej larg,
bahçe t’largta n’qiej si me u pas thâ.
si tuj mos e pranue shkojnë tuj ra...
dhe toka e randë bie nëpër natë,
prej lart mes yjesh n’vetminë e ngratë.
të gjithë biem pa prâ - qe kjo dorë qysh ra!
shiko edhe të tjerat: n’te tana ramjen e gjân.
e krejt këtë ramje q’e mban âsht Nji,
e mban pafundësisht butë n’duert e Tij.
Burimi: Herbst, Das Buch der Bilder, 1902
Shqipëroi: Besa Morina