Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Ngaqë nuk thur dot lesh*
Ngaqë gjithmonë më ndjekin
dhe shtëpia ime bastiset përherë.
Ngaqë nuk kam një copë letre,
Do i gdhend kujtimet e mia
në pemën e ullirit të oborrit tim
Do gdhend reflektime të hidhura,
Shfaqje të dashurisë dhe mallit,
Për pemishten e vjedhur të portokajve
Dhe të humburat varre të të vdekurve të mi.
Do të gdhend githë mundimet e mia
Që t'i kujtoj ato
Atëherë kur do i mbuloj
Nën ortekun e triumfit
Do të gdhend numrin seri
Të çdo copëze tokë të vjedhur
Vendin e fshatit tim në hartë
Dhe shtëpitë e hedhura në erë,
Dhe pemët e shkulura
Dhe çdo lule që u shkel
Dhe emrat e gjithë ekspertëve të torturave
Emrat e burgjeve…
Do të gdhend dedikime
Për kujtimet që depërtojnë deri në përjetësi
Për dheun e gjakosur të Dair Jasin
Dhe Kefur Kasim.**
Do gdhend rrezatimin e diellit
Dhe pëshpërimat e hënës
Dhe atë që një laureshë kujton
Në një pus të braktisur dashurie.
Për hir të kujtimit
Do të vazhdoj të gdhend
Gjithë kapitujt e tragjedisë time
Dhe gjithë fazat e Nakbës***
Në pemën e ullirit të oborrit tim.
*referencë për Madame Lafarge, që thurte emrat e tradhtarëve dhe i dergonte te revolucionarët francez gjatë Revolucionit Francez.
**emrat e masakrave të kryera nga trupat izraelite gjatë Nakbas të vitit 1948.
***proces i pastrimit etnik të palestinezëve nga okupatorët izraelitë, iniciuar në vitin 1947 me krijimin e shtetit te izraelit.
Autori: Tefik Ziad, një politikan dhe poet palestinez i shekullit të XX.
Përktheu: Klajdi V. Xhambazi
Poezi palestineze, poezi për Palestinën, poezi per palestinen, art palestinez, kulturë palestineze, kulture palestineze