Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Në dhembjen për Ty, t'plagosunit ndijnë balsamin Ton'
e kujtimi për Ty, shpirtnat ashikave u rahaton.
Sa e sa nëpër qoshe jonë tuj lyp me t'pa Ty
si Musai po kahen, "O Zot, shfaqu n’mue Ti".
Mijëra ashika t'humbun n'shkretinën e voetjes po shoh
me ymyd t'math po pa busull thrrasin: “Allah, Allah!”
Edhe gjoksa t'zjarrmuem prej ndamjes jom tuj pa
në grahmë ashku e sy përlotun - sa ma s'ka.
Në shtigje vetëqortimi e dënimi tuj vallëzu
"Fakirllëku - krenari!" po thrrasin ashikat e Tu.
Pir Ensari venën e mallit e ka pi
si Mexhnuni po sillet, i hutuem e i dehun ai.
Burimi: Munaxhat: Muhabete intime me Zotin
Përktheu nga anglishtja: Trandofilishta
Fotografia: Tek tyrbja e Pir Abdullah Ensarit, Gazargah - Afganistan.