Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Hakin qi e dojnë ata ashikë
eglenxha tynve bohet tevhid
Emrin Allah guha ju flet
udhën e drejtë shkojnë tue gdhen’
Ikrar qi ban qamil kush gjet'
eglenxha tynve bohet tevhid
Haki prej syve i del atij
shpirtin e len tevhid me mrri
si bylbyl ai knon daimi
eglenxha tynve bohet tevhid
përveç Allah eglenxha s'ka
eglenxha tynve bohet tevhid
Fjalë: Hak - Reali, emër i Zotit; ashik - dashurues; eglenxhe - argëtim, dëfrim, lojë; tevhid - njishmëria e Zotit; ikrar - vërtetim, pohim; (insan) qamil - njeri i përkryem.
Këndue ndër tjerë edhe prej Sulejman Bugarit në xhaminë e Gazi-Husrev beut në Sarajevë (1990).