Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
I
Ftyrën tande kur ta pashë
thash elhamdylilah 1 - Allah
unë vuxhudin kur ta pashë
e këndova kulhyvallah 2 - Allah
II
Mu me thanë e m'kanë kallxue
kur të pashë fort të mirë
vetullat tua mor kur t'i këndova
në sejri min 3 Allah - Allah
III
Sytë e mi amon gjithë tuj kjajtë
soll 4 me gjak e lotë po më rrjedhin
u ktheva amon edhe thirra
estokfirullah 5 - Allah
IV
Buzët e tua mor hak po më flasin
Ajn Alinë e kanë shefat
sekahym e rabihym 6
se ktu asht rahmeti hak
V
Zemra jeme ra në gaflet 7
soll me fjalë tuj mundue
me kto derte qi naj randove
Hak el-hyqmililallah 8 - Allah
VI
Unë Xhemalin 9 hak e pashë
hiç prej tine nuk kam të ndamë
edhe besë na i kemi zanë
vallahi hem bilahi - Allah
VII
Tridhjet e haj haj dy huruf 10
te qnin 11 e janë të shkruem - Allah
çeli sytë e banë nazar 12
hymet 13 Shehin e ejvallah
VIII
Nesimi hej kalander
ke lidhë besë me Erenlerë 14
neve Shehi na banë medet 15
hymet Sheh e ejvallah
Abdyl Kadri na ban hydajet
hymet Sheh e ejvallah.
Fjalë:
[1] lavdi Zotit; [2] Kur'ân, surja Ihlas (112);
[3] Udhëtimin në Zotin; [4] veç;
[5] I kërkoj falje Zotit; [6] Kur'ân, 76:21, "... Zoti i tyre do t'u jep pije të pastër".
[7] harresë; [8] Kur'ân, 12:40; [9] Bukurinë; [10] gërma;
[11] të renditura; [12] vrojto; [13] ndihmë;
[14] evlijatë, miqtë e Zotit; [15] ndihmon; [16] na udhëzo në rrugën e drejtë.
Shënim rreth ilahisë: Vargjet e fundit nuk i takojnë hazreti Nesimit, por ka gjasa se përkthyesi e ka shtuar këtë pjesë sipas tarikati të tij. Ilahia origjinale fillon dhe mbaron kështu:
Yüzün gördüm dedim 'elhamdülillah'
Boyun gördüm okudum 'kulhüvallah'
...
Nesîmî kıldıysa bir kat'i tövbe
Nasûhi tövbesi 'tübtü ilallah'
Përktheu: Dervish Salihu (vitet '20-90, shekulli 19-të) - Tarikati Kadiri, Has.
Fotografia: Ziqr te Sheh Muzaffer Ozaku - Shems Friedlander
Tags: Nasimi, Nesimi, Nesimiu, poezi azere, poezi osmane, sufi, sufizëm, poezi sufiste, ilahi shqip, traditë islame, letërsi islame, literaturë islame, tesavvuf, tesavuf shqip, Azerbejxhan, Sami Yusuf Nasimi in Albanian , Sami Jusuf Nesimi shqip