Ramja e gjetheve, 1961
n’pesëdhet’ mijë poezi, romane e kso gjanash për ramjen e gjetheve kam lexue
pesëdhetë mijë filma me ramje gjethesh i kam shikue
pesëdhetë mijë herë gjethe kam pa tuj ra
tuj u rrzue, tuj u bajt prej erës, tuj u kalb…
pesëdhetë mijë herë shushurimën e vdekun ua kam ndi
nën këpucë, n’duer, n’gishtërinj…
po kur shoh gjethe tuj ra, prekna përsëri
sidomos kur bien në bulevarde
e janë gjethe gishtaje
sidomos kur kalojnë fëmijë andej
e dita asht' me diell…
sidomos nëse prej dostit lajm atë ditë kam marr’
dhe dhimta zemrën peng nuk ma mban
dhe se e dashtuna m’don, sigurt e di
dhe me njerezit e me veten jam n’razi
ramja e gjetheve fort më prek
sidomos kur bien në bulevarde
sidomos kur janë gjethe gishtaje…
Përktheu nga turqishtja: Besa Morina