N’çdo vjeshtë
Edhe këtë vjeshtë si çdo vjeshtë tjetër
në Jugun e thellë
Unë zhytem i tëri në det, ranë, diell e pemë
në mollët që ngjajnë të ambla si mjaltë
Natën ajri ka duhamën e grurit të sapo korrur -
Qielli i natës puq pluhurin e rrugës
e une shkrihem n’bashkim me yjet.
Trandofili im
i jam afruar aq shumë
detit, ranës, diellit, mollave, yjeve.
Tash është koha të harrohem
në det, ranë, diell, molla, yje.
Përktheu: Ardita Avdija (Nëntor, 2020)