Arra e moçme
kryet nalt mȋ ré, mrena e jashtë det
unë jam nji dru arre n’parkun Gylhane
nji arrë e moçme plot t’çame e dèj’
po ti ktâ s’e din, s’e din as policia
unë jam nji dru arre n’parkun Gylhane
gjethet e mia të lehta, të lehta si peshqit në ujë
gjethet e mia të buta, të buta si shami mnashi
kpute nji, trandofilja jem, lotin fshij
gjethet i kam duer, rrafsh njiqind mijë
me njiqind duer t’preki ty,
dhe Stamollin
gjethet i kam sy, kqyri me mahni
me njiqind mijë sy t’kqyri ty,
dhe Stamollin
si njiqind mijë zemra rrahin, rrahin gjethet e mia
unë jam nji arrë e moçme n’parkun Gylhane
po ti ktâ s’e din, s’e din as policia
Përktheu nga turqishtja: Besa Morina