Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Not from sight only, but oft from the tongue
The gracious glory of love has sprung...
Jo veç me shikim po shpesh edhe me gjuhë
lavdia e hirshme e dashnisë ka zan’ me buru;
përmes veshve nji hymje hijeshia e gjenë
arsyen zemrës e rahatinë mendjes ia prenë.
Nji pshertim’ e bukurisë ka fuqi me çu
flakën e butë t’ushqyeme prej lavdeve mjeshtru.
Dashnia msheftas krahnorin mundet m’e sundu
edhe nëse syt’ e ashikve asnjiherë s’janë taku.
Burimi: Pjesë nga Jusufi me Zylejhanë, sjell në shqip prej përkthimit të Griffith (1882) në anglishte (fq. 53)
Përktheu: Trandofilishta (Prill 2025)