Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Tyrbja e Hazreti Mevlana Rumit në Konja, Turqi.
Mbasi e vunë trupin e tij në dhé, tanë njerëzit e naltë a modest zbuluen kryet e tyne ... e ngritën njiaso zhurme sa qi ta çojke mallin e britmës së kijametit. T'gjithë vajtojshin, shumica e burrave t'rreshtuem në varrim britshin e shqyjshin teshat e veta... anëtarët e bashkësive e etnive të ndryshme kenë të pranishëm njiashtu: t'krishterët, jahuditë, grekët, arabët, turqit etj.. Ata marrshuen përpara, gjithsecili tuj mbajtë naltë shkrimet e tyne t'shejta. Ata lexuen vargje prej Psalmeve, Tevratit, Inxhilit e lshojshin vajtime të varrimit. Myslimanët nuk patën mundësi t'i ndalnin as me shkopa e as me shpata... U ngritë nji trazi e madhe qaq sa haberi i shkoi edhe sulltanit e vezirave t'tij. Me ket rast, ata i thirrën prijësat e murgjve e priftave edhe kërkuen me dijtë se çka i lidhte kjo ngjarje me ta, kur sovrani i dinit (Rumi) ka kenë udhëheqës e imam i myslimanëve. Ata thanë: "Tue pa Mevlanën na e kemi kuptue natyrën e vërtetë të Krishtit, të Mojsiut e të tanë profetëve... qashtu qysh i kena lexue në librat tanë. Nëse ju myslimanët thoni se Mevlana asht Muhammedi i kohës sonë, atëherë edhe na e shofim si Mojsiu e Jesusi i kohës sonë. Qashtu qysh jeni ju miqtë e tij të sinqertë, na jena edhe njimijë herë ma hyzmetçarë e ma dervisha t'tij. Kjo asht qysh ka thanë ai vet: "72 sektet i ndigjojnë misteret e tyne prej neve. Na jena si neji i cili, me nji tonalitet, jena në ujdi me 200 fe"... "Mjeshtri jonë asht dielli i hakikatit i cili ka shndërritë mbi të vdekunit e ju ka dhanë atyne mirësi; e tanë bota e dashunon diellin qi i zdritë vendbanimet e tyne." Nji prift grek ndër ta u shpreh kështu: "Mjeshtri jonë (Mevlana) asht si buka e ndame e cila asht e domosdoshme për tanë botën. A e asht pa kun i urituni me ik prej bukës?!"
Fjalë: nej - lloj fyelli.
Përktheu: Trandofilishta (Mars 2023)
Burimi: Shamsudin Ahmedi (Aflaki), Les saints des derviches tourneurs, redaktuem e përkthyem në frengjisht prej C. Huart, I (Paris, 1918), 190, cituem prej Sawyer K. në "Rumi and Haji Bektash Veli as Mediating Leaders in the Islamization of Anatolia 1100ce-1350ce" (shq. "Rumi dhe Haxhi Bektash Veliu si udhëheqës ndërmjetësues në islamizimin e Anadollit rreth vjetëve 1100-1350"), fq. 24-25 (Atla: 2023)