Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Në nji natë filani thirrke "Allah Allah"
derisa buza prej ziqri sheqer iu bâ.
O llafe shumë -po i pëshpëritë nji zâ
ku asht "ktu Jom" prej tan ktij "Allah Allah".
Prej Froni s’të ka ardhë kurrfar xhevapi
edhe sa "Allah Allah" i sahrit don me thanë ti.
Me zemër t’thyeme kryet e uli e u shtri
e n’andërr Hazreti Hidri i erdhi atij…
“Pse ziqrin e ke ndal” po e pvet Hidri
“A mos pishman i ke ra tan atij ziqri?”
Asnji "ktu Jom" si xhevap s’po m’vjen
e druej se i Dashtuni jashtë po m'len.
Xhevapi "ktu Jom" asht kur "Allah Allah" thrret ti
Habertarët e Mijë, Zoti tha - t’janë derti e afshi.
Tan mundet e tua si qahre për me ardhë tek Unë
janë mundet e Mia, kambët me tu liru e mu afru tek Unë.
Mesneviu III (189-196)
Përktheu: Trandofilishta.
Për sjelljen e këtyre vargjeve në shqip janë shqyrtuar përkthimet në gjuhën angleze të R. A. Nicholson dhe Xhavid Moxhadedit .