Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Hazreti Mevlana nuk kallxon tregime për me ra në gjumë, por me na zgju prej gjumit (parafazim i Feraidun Moxhadedit). Kështu, edhe synimi i filmave dhe kinematografisë në përgjithësi bahet me qëllim me u ba pasqyrim i nji rrezeje të diellit të shpirtit tonë. Nëse na mundësohet me e rrokë atë kand të shenjtë të atij pasqyrimi, atëherë, lum për ne.
Kështu, në këtë artikull po i përmbledhim disa prej filmave, serialeve e dokumentareve në lidhje me Mevlana Xhelaluddin Rumin. Disa janë të qasshme me u pa online falas me titra në anglisht, disa munden me u gjetë si CD ose në ndonjë platformë ku lypet një regjistrim me pagesë. Ata që i kemi gjetë të qasshme online pa pagesë, i kemi vegëzu këtu.
Me dashni,
Trandofilishta (Dhjetor, 2025)
34 min
Regjisor: Shems Friedlander
E qasshme falas online
Përmbledhje e shkurtë
"Rumi, the Wings of Love" [shq. "Rumi, krahët e dashurisë"] i merr shikuesit e i çon në nji botë të msheftë, rrallë të shfaqun për njerëzit jashta rretheve të udhëve shpirtnore. Tetë shekuj mbas kalimit të tij nga kjo botë, Mevlana Xhelaluddin Rumi, mjeshtër sufi dhe poet mistik, asht ma se i pranishëm në ceremonitë sakrale të semasë që mbahen nga dervisht' e sotëm mevlevi. Ky inçizim i veçantë vijëzohet nga muzika mevlevite, intervistat me Sheh Ebu Bekr Siraxhuddinin (Martin Lings), filozofin dhe autorin islam Sejjid Hysejn Nasr, muzikantin nubian Hamzaudinin, e me shumë të tjerë të cilët flasin mbi sufizmin, jetën, msheftësitë e nejit (fyellit) etj.
Regjisor: Shems Friedlander
E qasshme falas online
Përmbledhje e shkurtë
Nji herë në vit përgjatë mesit të muejit Shaban, myridët e tarikatit Demerdaçe Halveti në Kairo, mshilen në nji dhomëz për tërheqje shpirtnore, apo siç njifet ndryshe, halvet, ritual ky i cili ka qenë pjesë e traditës së këtij tarikati qysh prej ma shumë se 500 vjetëve.
Shems Friedlander asht personi i parë që e ka filmu këtë ceremoni të msheftë e sakrale.
Përgjatë halvetit, myridët falen, ngjinojnë (sikur përgjatë muejit të Ramazanit), heshtin, rrijnë të mbyllun, përmendin emrin e Allahut (bajnë ziqr), meditojnë dhe mbajnë pastërtinë rituale.
Regjisor: Shems Friedlander
E qasshme falas online
Përmbledhje e shkurtë
"The Circles of Remembrance" [shq. "Hallkat e ziqrit"] asht nji udhëtim 82 minutësh në botën e msheftë të sufizmit. Ky dokumentar eksploron mbledhitë e ziqrit në Kairo, Stamboll, Marok dhe SHBA, dhe njiashtu përmban intervista të dijetarëve e muzikantëve sufi rreth msheftësive të kujtimit të Zotit. Martin Lings, Sejjid Hysejn Nasr, Gai Eaton, Sheh Ali Gomma, T. J. Winter (Abdulhakim Murad) dhe Tosun Bajraku janë ndër të intervistuemit.
p.s. fotografia nuk asht nga filmi, por asht e shkrepun nga Shems Friedlander.
23 min
Prodhues: Lila-series
E qasshme online
Përmbledhje e shkurtë
Kjo epizodë zhytet në mistikën e dervishëve rrotullues, simbolizmin e ceremonisë sakrale të semasë (valles rrotulluese të dervishëve), jetën dhe mësimet e Rumit dhe në evolimin e kësaj tradite në kohën e sotme.
Ky projekt asht projekt i LILA Series dhe asht pjesa e dytë e nji vargu dokumentarësh që eksplorojnë muzikën sakrale dhe traditat e valleve rreth e qark botës.
Përmbledhje e shkurtë
"Puppet Opera of Rumi" asht nji paraqitje teatrale kukullash e jetës dhe veprës së hazreti Mevlana Rumit. Kjo paraqitje bahet edhe ma e fuqishme me anë të muzikës tejet të bukur persiane ku këndohen vet gazelet e Rumit me anë të zanit të Homajun Shaxharianit e Muhammed Mogademit.
Për ne, asht njena ndër paraqitjet ma të bukura dhe ma të fuqishme të artit në lidhje me evlijanë tonë të dashtun, hazreti Mevlana Rumin.
Përmbledhje e shkurtë
Në këtë serial paraqitet jeta dhe vepra e Mevlana Xhelaluddin Rumit qysh prej kohës së tij para paraqitjes së Mevlana Shamsuddin Tabrizit në jetën e tij. Ky asht prodhim i ri turk, vazhdë kjo e serialeve rreth evlijave të njohun të Anadollit e ma tej.
Përmbledhje e shkurtë
Ky serial iranian paraqet fmininë e hazreti Mevlana Xhelaluddin Rumit. E veçanta e tij asht se shpreh lidhjen e tij të veçantë me prindërit e tij, njiashtu vihet në pah edhe roli i disa evlijave si Sheh Attarit dhe Sheh Sanait me anë të poezisë së tyre në rritjen intelektuale dhe shpirtnore të Mevlanës sonë të ri e karizmatik.
Përmbledhje e shkurtë
-
1h 13 min.
Regjisor: Aryana Farshad
E paqasshme falas online
Përmbledhje e shkurtë
-
57 min.
Regjisor: Kell Kearns
E paqasshme online
Përmbledhje e shkurtë
-
Përmbledhje e shkurtë
-