Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Nji recitim i poezisë në arabish që po duket se asht recitue prej vet Dervishit
Unë jam Jusufi, babë.
Babë, vllaznitë s'me dojnë e as s'dojnë me m'pas në mes t'tyne.
M'sulmojnë e m'gjujnë me gurë e me fjalë.
Ata duen qi unë me vdek e masnej me thanë fjalë t'mira për mue.
Ma mshelën derën e shpisë tande e m'lan jasht.
M'përjashtun prej fushe.
M'i helmuen vreshnat.
M'i shkatërruen lojnat, o babë.
Kur puhia e lehtë m'i fërfëlliti flokt' ata u banë xhelozë
E u nxinen prej inati kundër meje e flakë qitën kundër teje.
Çka ju kam ba, o babë?
Fluturat m'vijshin n'krah
Pirgjet e grunit luhateshin drejt meje.
E zogjtë pushojshin në durtë e mia.
Çka ju kam ba, o babë? Pse mu?
Ti ma dhe emrin Jusuf, e ata m'gjujtën n'pus
E ia lanë fajin ujkut
Edhe ujku ke ma i rahmetshëm me mu sesa vllaznit' e mi.
O babë! A i kam ba diçka dikujt kur thashë:
"I pash njimbëdhetë yje, diellin e hanën tuj m'ba sexhde?"
Shënim: Nji ndër alegoritë e Jusufit asht padyshim edhe vet Palestina; e vllaznitë e tij... po dihet kush.
Përktheu: Trandofilishta (Dhjetor, 2023)