Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Tek përgatitë kafjallin mendo për t’tjert’
(mos jau harro pllumbave bukën).
Tek udhëheqë luftat e tua mendo për t’tjert’
(mos i harro ata qi lypin paqen).
Tek paguen faturën e ujit mendo për t’tjert’
(mendo për ata qi pijnë prej reve).
Tek kthehesh për n’shpi mendo për t’tjert’
(mos i harro njerëzit e kampeve).
Tek flen e i numron yjet mendo për t’tjert’
(për ata qi s’kanë vend ku me ba gjumin).
Tek e liron veten me metafora mendo për t’tjert’
(për ata qi se kanë lirinë e t’shprehunit).
Tek mendon për t’tjert’ larg teje, mendo për veten
(thuej: “ah t’isha kanë qiri n’pikë t’territ”).
Shqipnuem prej përkthimit të Muhammed Shahinit në anglisht.
Përktheu: Trandofilishta (Tetor, 2023)