Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Gjyl mbi gurvarrin e Hafiz Shirazit
اگر به کوی تو باشد مرا مجالِ وصول
Me mu pas jep mundësia te lagjja jote me ardh un’
puna jem me ty n’bashkim kish me marr fun’.
Ata dy bishta floku zymbyl m’kanë privu prej qetësisë
ata dy sy narçizi t’shkrum n’syrme — prej rahatisë.
Mbasi perla jote e dashnisë gjendjen e zemrës ma ka lustru
paqë mbetet prej ndryshkut qi gjamat kan mujt me pru.
I lënduem e i thyem prej abuzimeve t’fatit, mbase jetë muj gjej
n’çastin kur shpata e vuejtjes tande godet — e un shuhem prej k’tej.
O shpirti i zemres tem, n’praninë tande ç’gja t’llahtarshme kam vepru
qi tana devotshmërit’ e kësaj ashik-zemre t’humbun janë tu u refuzu?
Pa pushtet a pasuni përplot ar, kur para derës tande rri
prej asnji dere pa ndoj zgjidhje, s’mundem me dal a me hi.
Ku me shku? Çka me ba? Qysh me vazhdu? Çare a ka?
Kur n’zullumin e fatit e vaktit un n’vuejtje kam ra.
Rrnojë ma t’randë se zemra jeme vuejta jote s’ka has kurr’
n’kët zemër t’ngushtueme me ba shpi ajo pat zbrit turr.
Dertet e dhimt’e ashkut duroj, Hafiz! Mos thuj gjo!
Msheftsit’ e ashkut t’mvarunve prej arsyes — mos ua çplo.
Fjalë: syrme (kohl): nji përziemje e zezë kozmetike qi përdoret për lymjen e syve
Shqipëroi: Trandofilishta (Shtator 2025)
Burimi i shqipërimit: The Collected Ghazals of Hafiz (vol. 2); tr. Jamiluddin Morris Zahuri & Maryam Moghadam (W-C 356/Z.&M. 300).