Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Gjyl mbi gurvarrin e Hafiz Shirazit
Në rreth të qenjes veç nji pikës së njisis, s'ka met as tepër,
Këtë çashtje e shof hapët ashtu kështu s'ka udh' tjetër.
Ju, O miq, mos e turpnoni Hafizin pse dashuron,
Se në radhë të miqve t'Zotit ai vend zotron.
Hafizi asht mik' i Resulit dhe i Alit t'ti,
Si dëshmuës të vërtet ka të madhin Perendi.
Kur Ahmedi t'em t'jet ndihmës në ditën e gjykimit,
Thuej, ky trupi me mëkate si mos t'ia arrij shpëtimit.
Ai qi s'asht mik' i Aliut asht mohuës i Perendisë,
Si do me qenë, thuej, Zahid ose Shejh, a po Prijsë.
Me lidhjen t'ande ja Alij jam i gjallë këtë ditë,
Me shpirtin e Imamve nesër ti më nzjer ne dritë.
O Hafiz udhën e Shahut zene ti me bindsi!
Ti ksodore të udhëtosh si Burrat me vleftësi.
Atë qi shpirt i ashikve vuen nga brengimi Ytë
Veç dëshmorve t'Qerbelasë, në bot kush s'e pa në sytë.
Hafiz ti me besniki Ehlibejtin në gjyrmon,
Shahu i Nexhefit të bahet rrugë heqës: të shpëton.
Nist der daire, xhyz noktai vahdet qem-u bish,
Qi men in mes-ele bi çun-u çera mibinem.
Dostan! ajbi nazar bazi-i Hafiz meqynid,
Qi men ora zi myhibbani khuda mibinem.
Hafiz zi xhan muhibbi Resulest ve Ali o,
Hakka ber i gjuvast khudavendi eqberem.
Çyn Ahmedem shefië byved ruzi restkhiz,
Gju in teni belaqesh-i men pur gjynah bash.
Anra qi dosti Alij nist qafirest,
Gju Zahidi zemane ve gju Sejhi rah bash.
Imruz zinde-em bevelaji Tu ja Alij,
Ferda beruhi paqi Imaman gjyvah bash.
Hafiz! tariki bendegji-i Shah pishe qyn,
Ve angjah der tarik, çu merdani rah bash.
Ançi xhani ashikan ez desti hixhret mi qeshed,
Qes nedide der xhihan, xhyz teshne gjani Qerbela.
Hafiz! egjer kadem nihi der rahi khanedan, besidkë,
Bedrikai rehet sheved himmeti Shahnei Nexhef.
Fjalë: shah - mbret; ehlibejt - lit. njerëzit e shpisë, familja e pejgamberit paqja koftë mbi ta; Qerbela - vend në Irak ku edhe ndodhi masakra e hazreti Hysejnit dhe rreth 70 pjesëtarëve të familjes së Muhammed Mustafasë alejhi selam; Shahu i Nexhefit - asht fjala për hazreti imam Aliun, Zoti koftë në razi me te.
Shqipëroi: Sheh Muharrem Mitrovica (1900-1975)
Burimi: "Nga jetshkrimi i njerzve të mdhaj t'orientit". Revista NJERIU. Viti III, nr. 12. 1944