Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Ajbi rindan meqyn ej zahidi paqize sirisht,
Qi gjynahi digjeran bertu nekhahend nyvisht.
Ma der pijale aqsi rukhi jar dideim,
Ej bihader zi ledhdheti shurbi mydami ma.
Hergjiz nemired anqi dilesh zinde shyd be ashk,
Thebtest ber xheridei alem devami ma.
Sagari mej ber qefem nih ta zi ser,
Ber qeshem in delki ezrak fam ra.
Gjerçi bed namist nezdi akilan,
Ma nemi khahim nenqu nam ra.
Shyde-em kharab-u bed nam, ve henyz ymid varem,
Qi be himmeti azizan biresem be niq nami.
Don me thanë:
Harabatit mos i përbuz, O Zahid i pastruëm!
Pse mkatet e të tjerve ty s'kanë për me t'i shkruëm.
Nè në gotën shofim hijen e Jarit t'onë kurdoherë,
Ti s'e din shijen e venës O njeri i pa haber.
S'ka me vdekun kurr njeriu, qi me ashk zemrën ndriçonë,
Në fletoren e ksajë bote, shkruëm asht vazhdim' i jonë.
Vene gotën n'grushtin t'em sa qi prej trupit t'a nxjerr,
Këtë Xhybe me ngjyrë të mavi, qi ma bani mendjen erë.
Sadoqi këjo asht gja e keqe pranë njerzve me mendë,
Por se na nuk duëm me dijtë as për bujë, titull e vendë.
Qenkam ba i rraskapitun, i përbuzun por shpresonjë,
Me ndihmën e Erenlerve mirsit t'i trashigonjë.
Fjalë: 1. Harabat ka kuptimin e nji vendi të lanun mbas dore apo të shkatërruem, por njikohësisht në arabishte ka kuptimin me ik. Paralelisht në gjuhën osmane harabat ka mejhaneja kurse harabatitë kanë qenë njerëz qi kanë ndejtë nëpër mejhane. Në traditën e poezisë islame/sufiste, kjo fjalë merr simbolika shpirtnore ku vena asht dashunia (hyjnore) e mejhanja vendi ku konsumohet e gjindet ajo dashni (mund të jetë ziqri, e bukura etj etj). (shën. Trandofilishta)
2. zahid - njeri i disciplinum, asket (këtu paska me ironi); 3. haber - lajm; erenlerë - lit. pleqtë. Këtu e ka fjalën për evlijatë apo të dashtunit e Zotit.