Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Prej venës me hjek dorë, prej bukurisë njerëzore? E me hjek dorë prej dashunisë?
Jo, at' s’do e bâj.
Njiqind herë thashë që dorë kam me hjek; qysh mendojsha k’shtu?
Jo, at' s’do e bâj.
Me thân që parajsa, hyrit e hijet e saja jan’ ma t’dashtuna për mue
se rrugica e pluhnosun para deriçkë’ s’dashtunës s’em?
Jo, at' s’do e bâj.
Tuj m’përbuzë predikuesi m’tha: “Prej vene hjek dorë”.
“Mirë” ia ktheva. Ashtu kshtu pse duhna me i ndigju k’to p’llitje gomerësh?
Jo, at' s’do e bâj.
Shejhu qé nevrik kur m’tha “Hjek dorë prej dashunisë, v’lla”
S’ka fund grindja jonë për ket’ gja, po pse me u brengosë?
Eh jo, at' s’do e báj.
Matunia’ em asht kjo: kur t’ja shkel synin, e kur t’i buzëqeshi bukurisë
s’ka me kenë prej katerdres’ xhamisë, kët’ mesele mirë e dij;
Jo, at' s’do e bâj.
Haféz, fati’ mirë asht me t’urtin zjarrputist, e edhe i bindun jam
që askurrë s’kam me u ndal s’puthuni pluhunin që para derës’ tij rrin;
Jo, at' s’do e bâj.
Shqipëruar nga përkthimi i Dick Davis në anglisht.
Përktheu: Trandofilishta (2021)