Feriduddin Attari
Pjesë nga "Lavde për Hazreti Pejgamberin"
(shtatë dyvargëshet e para)
(shtatë dyvargëshet e para)
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
La ilahe ilallah Muhammedun rasulullah salallahu alejhi ve selam
Zotni i dynjas' e dinit, thesar besnik si ky s'ka -
Gjoksi dhe Hën' e plotë e dy botëve ky Mustafa;
Diell i sheriatit, det i sigurisë plotë,
Nur i gjithë alemit, mëshirë për gjithsa botë -
Shpirtrat e pastër - pluhur para shpirtit tij të paqë
Gjith' alemi është sall pluhur, për të është myftjaç*.
Zotëri i të dy botëve, mbi të gjithë sulltan,
Diell i shpirtrave hem iman për secilin insan,
Zotëri i Miraxhit, fron' i lart' i madhështisë,
Hije' Hakut vet' - është ky Diell i qenësisë,
Të dy alemet janë veç pre nga gjueti e tij,
Hem Arsh' i qiellit i bie në sexhde sall atij;
Atë kemi prijës tamam, në dynja hem n'ahiret,
Tinëz hem ashiqare na prinë mbarë ai vet.
— Sheh Muhammed Feriduddin Attari