Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Poezi ajo shkruejti në msheftësi
msheftësi ajo shkruejti në poezi,
e tha qi lidhjen shpirtnore e ndiente
veç në qetësi kur ish fillikat e vetme.
E heshtun dukej e e çuditshme
po si tanë ulej me mirësjellje,
vishte rrobat e të thjeshtëve
edhe dhomëzën të zbraztë e kishte.
Në brendi të saj nji penxhere ish
detin hapun përballë e kish
kupën e qiellnave matanë tij
edhe zjarrmin poshtë tij.
Ata qi shikuen në të sajën dhomë
thanë qi s'kish penxhere aty kun
me dhimtë ajo synin ua vnonte
penxhereja asht në mendje, ajo thonte.
Ata i thoshin: "Hajde jasht se ka dal behari
asht nji dynja jasht me e pa ti".
Ajo thonte: "Në tanë kozmosin s'ka asgja
qi s'asht veçse me mu tashma".
Prej agrofobie asht kaplu, thanë ata
sebep depresioni â qi n'té ka ra
at' e ka kapë edhe ankthi
e e ka luejtun mendsh edhe zjarrmi.
Poezitë qi i pat shkrue ajo ama
si shiu i shtatorit ishin t'ambla
lule t'pavdekshme Dashunie
bahçe të blera qi s'kanë venitje.
E vërteta e bukuria sesi
nën dhe, nën varr bahen nji
po nji përherë ato janë kanë
ama gjuha e mangtë për me thanë.
Poezi ajo shkruejti në msheftësi
msheftësi ajo shkruejti në poezi
edhe pse sun matej me té asnji hiç
e përunjur, e panjohun ajo vdiq.
Përktheu: Trandofilishta, 2022.