Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Dritën e syve ma ke marrë, t’pamunit tem…
Vetën teme ma ke marrë – veç me nji t’kqyrun.
E ke thanë ate që as s’un thuhet – veç me nji t’kqyrun.
Tuj m’ba me pi
Dashuninë e përkushtimit, devotshmërisë – m’ke pi krejt,
M’ke dehë – veç me nji t’kqyrun.
Kyqet e duerve t’mia t’paqa, t’buta, n’byzylykë t’gjelbërt zbukuruem,
Krejt mi zgidhe, krejt – veç me nji t’kqyrun.
Oh bre! Une jetën e jap për ty, o’ Ngjyrimi jem
Që m’ke Ngjyrue si Vetën tande – veç me nji t’kqyrun.
Oh, une krejt jetën e jap për ty, o Fryma e shpirtit tem,
Se si nuse m’ke ba për veti – veç me nji t’kqyrun.
Ti diftove mrekullinë –
Bash veç me nji t’kqyrun.