Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Me lajka t’syve t’tu e me rrëfime t’gërshetueme
mizorinë mos ma shpërfill;
se sabri jem kupën ka mbrri, dashni.
E për çfarë sebepi në gjoksin tand s’më merr?
Si kaqurrelat e gjatë nata e ndamjes s’onë;
e bashkimi, si dynjaja e shkurtë.
Shpirti jem, qysh me e kalue unë natën
n’kët kafaz t’errët, çehren s’pari pa ta pâ;
ku me njimijë dredhi sytë e tu t’hijshëm ma robnuen qetinë e mendjes.
O’ a ka kush që shkon e ja rrëfen këtë çashtje dashnisë s'em?
Anash i lanun jam, i hutuem si nji qirí që dridhet jam,
po sorollatem në zjarrmínë e dashunisë;
Gjumë në sy s’kam; qeti në trup nuk kam,
Ajo s’po vjen, e as ndoj lajm nuk po m’shpjen.
Për nér t’asaj dite kur me dashninë
që kaher t’ka tundue ndeshesh, o’ Husro!
T’shtrënguem tufanin e zemrës mbaje
qi vec nji herë n’hile t’saj me ra.
Përktheu: Trandofilishta (2018)
tags: Amir Khusro, Amir Husro, zeehale miskeen, poezi indiane, poezi sufiste indiane shqip