Çdo periudhë e ka ritmin e saj
Dhe ata thonë se thelbësorja qëndron në largimin prej asaj që e ndotë zemrën; në shkeljen nefsit të etun. Këto janë çelsat që hapin portat e msheftësive dhe ndigjimit. Çelsat që çvelojnë nji përceptim ma të thellë dhe qartësojnë shikimin ndaj realiteteve të gjanave.
Nëpërmes përmbajtjes së vetes vjen ngritja e vërtetë e saj. Dhe kjo asht ma ndriçuese sesa thjesht kalimi nëpër lëvizje, edhe nëse ato janë të shumta. Sepse, nefsit i vjen rand me lanë ata për të cilin asht i etun; ama në këtë mënyrë shumohet drita.
Përkorje asht vendosja e vazhdueshme e nefsit në nji krizalidë* që ta merr frymën, po gjithmonë tue pas mundësinë e zbulimit të bukurisë së saj mbas metamorfozës.
E çdo periudhë duhet me u nderue në mënyrë që të kemi qasje në dhuratat e saja të veçanta. Ama edhe gjanat e mira duhet ta kenë hapin e duhun. Rrjedha asht e pastër në zemrat e të sinqertëve. Dhe çdo shpirt ka me mbërri ata për të cilën mundohet.
Krizalida asht guaca e fortë që formohen kur disa insekte (p.sh. larva) kalojnë nëpër zhvillimin e tyne. Ato (në ketë rast, larvat) mbas qëndrimit në krizalidë pësojnë metamorfozë (shndërrim) dhe dalin prej saj si flutura.