Ji i vetëdijshëm dhe pa ndal rrethoje veten me njerëz të mirë. Me kand rreshtohesh asht gjithçka. Shpirtnat rezonojnë. Frekuenca e nji njeriu asht ma e zhurmshme se fjala e tij, besa edhe se veprat e sjellja e tij.
Ekzistojnë shpirtna qi mbartin dritë. Disa janë të pllakosun vetëm prej hijeve. Asnjiherë mos bashkëvepro me egon, po nxirr prej asaj çka asht ma në thellësi. Kjo asht gjithmonë ma e mirë, sepse zjarmi shuhet veç me dritë. Zjarmin me ba bashkë me zjarm shkakton veç djegie. A kur uji bashkohet me ujë, bahet nji. I padallueshëm. Shpirtnat munden me fillue me marrë frymë tamam veç kur janë të zhytun kështu.
Tretja asht nji proces, por asht burim shërimi. Zgjedhe dritën në vend të zjarmit. Në ket mënyrë asht nuri përballë narit. Ndriçoje udhën tande, mos e djeg. Zgjedhe udhën qi e don edhe lejo zemrën qi n’mes çdo gjaje me u hutue mbas saj.
Mos ji kurrë i vetkënaqun karshi dritës, sepse ajo asht shumë e çmueshme. Nëse kjo rrjedhë hapet në mes dy zemrave, nderoje. Kjo asht fillesa e hapjeve, e kjo vlen sa gjithçka!
Fjalë: Nur - dritë; nar - zjarr.