Shejh Musab Luke Martin Penfound u lind dhe u rrit në Mançester të Anglisë. Ai u bë mysliman në moshën 18 vjeçare. U diplomue për Gjuhën arabe & Histori në Universitetin e Mançesterit. Qysh prej 2005-tës, ka nis rrugëtimin e tij rreth dijes sakrale në tokat arabe, kështu tuj kalu shumicën e vjetëve të veta në botën myslimane, tue përfshi këtu Egjiptin dhe Arabinë Jugore. Përgjatë udhëtimeve të tij, ai ka kenë tuj studiu tanë kohës me dijetarë të ndryshëm, secili prej tyne posedues i zingjirit të pashkëputun të dijetarëve deri te Pejgamberi alejhi selam.
Ma shumë detaje rreth tij
Trajnimin formal dhe dijen e ka marrë nga planprogramet klasike të Shkencave islame, njikohësisht tue kombinu dijen me dicipline të brendshme të pastrimit të nefsit. Ai ka marrë ixhazete ("diploma" të dijes) nga dijetarë të famshëm tradicional. Nji ndër mësuesit e tij kryesor asht Habib Ymer bin Muhammed bin Hafizi, dijetar i mirënjohun jemenas. Nga Habib Ymeri ai mori udhëzimin e tij dhe mbikqyrjen në Institutin islamik të mësimeve ma të nalta, Dal el-Mustafa, në Hadramout të Jemenit. Ai njiashtu studioi nën Shejh Ymer Hatibin, Habib Muhammed ibn Abdullah el-Idrusin dhe Habib Musa Kazim Seggafin. Shejh Musab Penfound ka ixhazete (leje për mësimdhanie) në këto shkenca:
Komentim kurani (Tefsir)
Traditë profetike (Hadith)
Teologji islame (Akideh)
Ligjin sakral (Jurisprudencë islame)
Gjuhë arabe (Nehu, Sarf dhe Balaga)
Mirësjellje sakrale (Terbije/Edep)
Metodologji profetike e të thirrunit (Davet)