Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Revista Njeriu, Korrik-Gusht, vjeti 1942
Kur morra lajmin se "Drita Hyjnore" ka vendue me botue nji të Perkohshme me emën "Njeriu, e se kerkohej bashkpunimi i jem, u gëzova mjaft dhe pranova me andje me dhanë ndihmën t'eme të pervujtë në këte vepër të çmueshme.
"Njeriu, asht epiteti (vasfi) qi me të drejtë i pershtatet nji të Perkohshmeje qi do të jetë organi i Institutit Fetår "Drita Hyjnore", e cila si grumbullim ose fuzjonim i disa Sektevet, nuk duhet të ketë tjetër qellim veçse me perftue Njeriun e Plotë prej Njeriut Kafshë. E kushdo qi mendoj me pagzue të Perkohshmen me kete emën kaq të bukur provoj se i ka hye në shpirtë idealevet qi synojnë Tarikatet neper udhët e tyne mistike.
"Kah vi, pse erdha e ku do të shkoj"
qenë pyetjet qi i drejtoj njeriu vehtes së tij ç'se filloj me u çveshë prej robave të tij me gjeth qi ia mblojshin trupin e ç'se nisi me marrë mend. Në qoftë se njeriu i shpellavet nuk e çau aspak kryet per këtë problem veçse u shqetsue per me dijtë diçka rreth tij atëherë kur rrfeja shkrepi nder pyje, ku aj kishte ba shpellen e vet, njeriu i dijtun u trondit në shpirtë edhe u perpoq me iu dhanë pergjegjëje atyne pyetjevet: "Kah vi, pse erdha e ku do të shkoj". Kështu në boten mendimtare u krijuen dy rryma, nder të cilat ajo qi kerkonte pergjegjëjen e atyne pyetjevet nga truni i njeriut u quejt "filizofi" e tjera qi i drejtohej ndisínavet u thirr "fé, besim". Natura-nanë në dikë zhvilloj må tepër fakultetin e trûvet e në dikë atë të ndisínavet, e nder disá begati njeriun njinji me të dyja këto fakultete, në mënyrë qi ky kaloj atbotë kufijt e filozofis dhe të caqevet të dukshme të fés për të hye kështu në sferat e pa kuptueshme prej kujdo të misticizmit. E qe prej këtů hyjmë edhe na në qellim të këtij artikulli, ku do të shprehim, me sa do të na mrrijë takati i mendes, haptë e qartë, atê qi në Fén Islame thirret Tesavvuf - misticizmë - e ku mbështeten Tarikatet, të cilat historikisht gjykue, kanë nxjerrë nga gjiu i tyne njerzë të mdhaj qi kanë qenë ndera e botës islame.
Çka âsht Tesavvufi?
Tesavvufi âsht gjendja shpirtnore e njeriut ku mendja pushon së lujtuni rolin e vet dhe ku zbulon aj neper nji kontrollim ose meditacjon disa të vërteta hyunore qi Feja e Filozofija me metodet e tyne nuk janë të zojat t'i qesin per fushë.
Tesavvufi, perhapë kudo në boten islame, e ka burimin e vet në Kuran e asht shvillue në Persi. Por perpara se me shpjegue se ç'na mëson Tesavvufi, do t'ishte mirë me dijtë kuptimin e tij etimologjik. Fjala Tesavvuf n'arabisht asht nji êmën i gjinis mashkullore e qi, si donë me thanë disa shkenctarë të prendimit, vjen prej fjalës greke "Sofi,,. Në kundreshtim me këtë kuptim, disá dijetarë islamë pretendojnë se fjala Tesavvuf vjen prej fjalve arabe "Saf,, ose "Safvet,, qi donë me thanë Pastrí. Por ka dhe asish qi kanë thanë se rrjedh prej fjalës Ehlussofa, të vorfen qi rreshtoheshin në fillim të perhapjes së myslimanizmit ndër banka të mesxhidit dhe ushqeheshin prej Profetit Muhammed (a. s.) dhe prej besimtarvet qi vijshin aty per t'iu lutun Zotit. Në fund, fjalës Tesavvuf i japin dhe nji kuptim tjetër, qi rrjedh prej fjalës "Sof,, nji lloj robe leshi qi vishëshin dervishët, shum e thjeshtë, si shenj pervujtnije.
Tashti mundemi të shpjegojmë se çka åsht vetë Tesavvufi. Si na e definojnë vetë Mevlana-Rumiu e Xhamiu (Kaddesallahu sirrehuma) e tjerë Etën të Misticizmës, Tesavvufi âsht e verteta e pa dukshme e Fés Islame, mëshefun në mbrendin e Kuranit, qi âsht themeli i Besimit, të kumtuem nga Perendija me anën e Profetit të tij të Madh, Hazreti Muhammedit. Këtu na vjen të pyesim: Tesavvufi a âsht krejt nji udhë e veçantë prej Fés Islame edhe futun në këtë rastsisht, a por rrjedh drejtazi prej Fés? Në rast se pranojmë tezin e parë, atëherë cili duhet të jetë vendi nga buroj Tesavvufi? A qe ky teprica e ndonji doktrine (mez' heb) në qarkullim para perhapjes së Fés Islame në Persí, a por dhe këtu u importue me anë të filozofvet, të cilët ikë prej ndjekjevet të Perandorit Justinjanit erdhën e xûnë vend nder sarajet e Sasanianvet? Ose origjinën e tij duhet t'a lypim tê Mistikët e Budvet e të Brahmanvet të Hindis? Me të vërtetë. pa u këthellue mirë në studim të letersis mistike åsht shum vështirë me iu pergjegjë me saktësi këtyne pyetjevet.
Tue u mbështetë në histori mundemi me thanë vetëm këtë se qyshë nga fillimi i përhapjes së Fés Islame takojmë nder njerzë si n'Arabi ashtu dhe n'Egjypt e në Marok qi mendojshin e besojshin se pa nji meditacion e bindje (murakaba vet eveqqyl) të plotë nuk mund t'i mrrijhej persosmenis fetare, besim ky qi vinte n'armoni me kuptimin e shum versetevet të Kuranit: "Ve lil' lahil Mashriku vel Magrubu..." "Ve nahnu akrebu ilejhi..." e tjera. Prej të parit verset kuptohet se e Verteta Hyjnore përfshinë mbarë njerzimin e në të dytin thuhet se Pushtedi Hyunuer nderhynë në nji mënyrë influente veç e veç nder të gjithë korpnat qi perbajnë rruzullimin [1].
Sidoqoftë, burimin ose origjinën e Tesavvufit nuk mundemi t'ia veshim nji vetmit njeri dhe t'i vêm atij gisht si çpiksi e tij kaq e mjegullueme âsht në histori çashtja e Tesavvufit. Vetëm dijmë nji gja: Nder shkretina t'Arabis del nji Profet dhe i gërthet mbarë botës. Zâni i tij kumbues jehon anë e kand atyne shkretinavet. Nji e Mendie e Pushtedshme, nji Geni mbi të gjithë Genit shêmb nga vendi Azin Prêndimore. Nji perpjekje, nji trazim, nji giâmë e nji perleshje shperthejnë andej e këndej botës. Frone, Mbretnina e Besime shpartallohen. Kufijt ndryshojnë vijat e tyne. E kur mbi këtë revolucion shoqnuer, fetár e politik kalojnë gati 150 vjet e gjithshka nisë me xânë vend e m'u normalizue, nisë me bulzue në boten islame edhe Tesavvufi. Por si e nen cilat rrethana, këtë nuk na e thotë qartas historija. Vetëm kjo asht nji e vërtetë se mistiku qe nji panteist (2)[2] (besimtar në Vahdeti Vuxhud) edhe pau me sy të njillojshem krejt boten, e krejt njerëzimin. Aj beson se me u shkri në Driten Hyjnore - në Perëndin må së pari duhej me u tëhue prej gëzimevet landore e epshore të kësaj bote dhe me iu shtrue nji introspekcjon-i (murakaba). Qellimi këtu nuk asht m'u ba nji jeremi dhe i braktisun prej punvet të shekullit, tue lypë lëmosha porsi nji parasit. E shumta e tyne qi i predikuen njerzimit këtë udhë të persosmënis, qenë vetë ata zejtarë si mund të permendim, per mos me shkue shum gjatë, emnin e Haxhi Bajrami Veliut, qi qe furtar, t'Idrisi Muhtefiut, robaqepës, të Hasani Kabaduziut, Kaligraf, etj.
Të parët mistikë qi linden e u begaten në gji të fés islame nuk pretenduen kurr të jenë filozofë ose poeten, me gjithë se perpjekja e tyne qe gjithmonë për të miren e njerzis, mrênda caqevet të dituris fetare e shekullare. Prej këndej vjen edhe mungesa e burimevet per të studjue saktsisht misticizmen islame e veç kësaj qe dhe persekutimi qi iu bâ këtyne Etënvet të misticizmes prej satrapvet të kohës, qi nuk lejuen perhapjen e vepravet qi ata paten shkrue në kohen kur ishin gjallë. Shum prej këtyne per guximin qi paten me thanë të vërteten rrumbullak ashtu si ata kishin arrijtë me zbulue gjeten vlekjen në litar ose u kalben nder burgje. Hal' laxh Hysejin Ibni Mansur qe nji nder këta Eten të ndritshëm qi qe varrë per guximin qi pati me thanë "Enel Hak". Bota islame qi ende nuk kishte nisë me njoftë e me shijve fjalen "liri" i detyrohet shum këtyne mistikvet qi me guximin e tyne perhapen të vertetat e fes, dhe neper kete mjet kallen flaken e dashtnis jo vetëm kundrejt Zotit por edhe kundrejt shoqishoqit nder njerzë. Këta qenë qi hapen portat e diskutimevet dhe të kritikës nder probleme fetare-shkencore, dhe i dhanë shkak zbulimit të sa e sa të vertetavet qi Fjala e Perendis, Kurani, mëshifte ndër fjalë, germa e pika të veta.
Mistikët qenë toleranta edhe ndaj besimtarët e fenavet jo-islame, dhe këte guxim e morrën ata prej të vertetavet të Kuranit.
Mistikët islamë, të cilët ushqyen trunin e shpirtin e tyne me nj'atë dituni të pagabueshme të Kuranit e nen udhëhiekjen e Tesavvufit, me gjithë qi të çveshun prej andjevet të kësaj jete, kurr nuk qenë të cilësuem si Cynikët (qelbijjunë) te Grekis së Lashtë, por secili prej asish, si çekëm dhe pak ma nalt, punoj e fitoj buken e vet të perditshme me djersë të ballit, per me lanë kështu nji shembull të mirë nder ata qi do të ndiqshin udhët e tyne.
Edhe historija islame shqiptare numron mistikët e vet; por edhe këta duhet të studjohen në pergjithsin e historis islame, mbassi veprat qi lanë pas, qenë shkrue në njenen nder gjuhë fetare, n'arabisht e në Persisht ose edhe në Tyrqisht. E nji nder bashkpuntorët t'onë na premton se do të na japi jetshkrimin e këtyne mistikvet, qofshin këta shqiptarë ose të huej, edhe do të na qesi në dritë sadopak veprat qi ata i lanë trashigim botës dijtunore islame.
"Drita Hyinore,, i solli sherbim të madh Fés e Atdheut, tue bashkue në gji të saj Tarikatet må me randësi të Fés islame në Shqipni, per t'a bâ kështu të frytshëm ner nji Organizatë të vetme perpjekjen e gjith se cilit Tarikat qi deri tashti punoj vetmas pa mujtë me dhanë kontributin e duhur në pergjithsin e Komunitetit Islam.
Me perqendrue nen nji Institut të vetëm ndjeksat e sektevet të ndryshme qi deri më sot punuen vetmas e pa dhanë ndonji fryt në dobi të Fés e t'Atdhent, me diskutue me 'ta në nji atmosferë bashkësije e sinqeriteti çashtjet e problemet qi lidhen ngushti me sektet; me u perpjekë me i dhanë Teqevet atë trajtë qi kishin dikur nder period të lumtënis islame edhe me i kembye kët nder çerdhe dijtunore; me u mundue mé vepra e me këshille me transformue jeten shoqnore të popullit mysliman, qi sot fatkeqësisht ndodhet në nji anarki, në nji jetë jo të denjë për kohët në të cilat rrojmë... janë qellimet qi ka me synue Organizata Fetare, "Drita Hyjnore,,. Edhe duem me besue se kio Organizatë ka me pasë në zotnim të vet materialin e nevojitun per t'ia dala në krye qellimit qi synon. Si materjal në këte rast kemi ma së parit vullnetin e provuem të ndjeksavet të Sektevet si në lamen e fetarizmit ashtu dhe n'ate t'Atdhetarizmit. Këta nuk kanë per t'a kursye ndihmen e tyne morale e materjale per t'a naltsue Organizaten në nivelin qi meriton në pajtirn me emnin qi mban ajo. Mandej vjen ndihma morale e Qeveris Kombtare Fashiste Shqiptare, e cila jo vetem âsht tolerante ndaj të gjitha fetë e ushtrueme në Shqipni, por perkundrazi u ka shtri atyne doren dhe u ndihmon mbrenda caqevet të vueme prej Statutit të Mbretnis.
Si piknisje të realizimit të qellimevet të saja "Drita Hyincre,, filloj botimin e së Perkohshmes NJERIU. Organizata ka me grumbullue rreth kësaj tryeze fetare-kulturore të gjithë intelektualët, ndjeksat e sektevet dhe me anë të kësaj kanë me u rrahë probleme qi kanë me interesue fén e atdhén. per me qitë kështu në shesh shkëndijat e së vertetës neper të rrahun të mendimevet.
Må në fund na garanton edhe persona e Zotni Ferid Vokopolës qi ka marrë ndër durë të veta të provueme rregullimin e administrimin e Organizatës, mbassi njofim s'afermi kulturen, patriotizmin e energjin e tij, se Organizata ditë në tjetër ka me perparue dhe me ia arrijtë dalë kadalë qellimevet të saja qi nuk synojnë tjetër veçse perparimin e lumtënin e Komunitetit Mysliman për dobi të pergjithshme t'Atdheut. Sa mâ shum të zëgjuem e të kulturuem të jenë njerzët, aq ma teper munden të kuptohen ndërmjet vedi, e prej këtij kuptimi vjen bashkimi e prej bashkimit madhnija e Atdheut.
Si fjalë të fundit, pergëzohemi me Z. Ferid Vokopolen e me gjithë shokët e tij t'Organizatës per iniciativen e bukur qi kanë marrë në të qitun në dritë të nji të Perkohshmeje, dhe iu uroj të gjithë atyre sukses në t'arrijtun të qellimevet.
Veritas
________
[1] Këtu japim perkthimet e këtyne versetevet he trajtë të lirë e jo perkthimin e tyne literal.
[2] Këtu kemi keqkuptim termesh; Vahdeti Vuxhudi nuk dmth panteism. Mbi këtë temë le të shihet ligjerata e William C. Chittick, "Ibn 'Arabi: Fryma e Rrahmanit". [shën. Trandofilishta].