Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Në fillim nuk jom ul me fukahatë (juristat), po me dervishtë. E kom pas zakon me thonë: "Ata jonë të huej prej të kenunit dervishë." Masnej e mora vesh se çka don me thanë me kenë dervish edhe kah jonë ata. Tash ma përpara isha ul me fukahatë se me kta dervishë. Të paktën kta jurista jonë mundu, a të tjertë veç mburren rreth të kenunit dervishë. Po due me thonë, ku asht nji dervish?
Të gjithë profetët jonë djegë në ashkun për me kenë nji dervish. Edhe Musai briti: "Me bo nji prej ummetit të Muhammedit!" Kjo iu asht dhonë Muhammedanëve.
Çdo rrëfim e ka nga nji thalb. Të mdhenjtë e kanë sjellë rrëfimin për hatër të thalbit e jo me e largue mërzinë me ta. Ata e sollën në formë rrëfimi për me e kallxue qëllimin në brendi të tij. Megjithatë, ai qi mbetet i heshtun ka me shpëtu në hyzmet të të mdhenjve, sidomos mbasi:
Çkado qi i riu shef në pasqyrë
plaku e shef në nji tjegull të pjekun.
Makalati i Shamsi Tabrizit (676)
Për sjelljen e këtij teksti në shqip është shqyrtuar përkthimi në gjuhën angleze i William C. Chittick, Me & Rumi [shq. Unë dhe Rumi], fq. 41.
Përktheu: Trandofilishta (Shtator, 2022)
tags: Shemsi Tabrizi, Shemsi i Tabrizit, Rumi, Mevlana Rumi, Xhelaluddin Rumiu, Mekalati i Shemsi Tabrizit, sufizëm, sufi, islam, shpirtni, përshpirtshmëri islame, muhabet, sohbet, tarikat, dervish, kuran shqip, islam shqip, shqip, shqiptar , Hidri dhe Musai, tefsir