Search this site
Embedded Files
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
Trandofilishta
  • Ballina
    • Rreth nesh
    • Klub libri & filmi
  • Mevlud
  • Poezi
    • Poezi nga bota
    • Poezi shqiptare
  • Prozë
  • Muhabete
    • Artikuj
    • Muhabete n'za
    • Filma & ligjerata
    • Bibliotekë
    • Vegza
  • Zbulesa
    • Kur'ani fisnik
    • Bibla
  • Zanate
    • Muzikë & Valle
    • Kaligrafi
    • Pikturë
    • Fotografi
  • More
    • Ballina
      • Rreth nesh
      • Klub libri & filmi
    • Mevlud
    • Poezi
      • Poezi nga bota
      • Poezi shqiptare
    • Prozë
    • Muhabete
      • Artikuj
      • Muhabete n'za
      • Filma & ligjerata
      • Bibliotekë
      • Vegza
    • Zbulesa
      • Kur'ani fisnik
      • Bibla
    • Zanate
      • Muzikë & Valle
      • Kaligrafi
      • Pikturë
      • Fotografi

Mevlana Shamsi Tabrizi

Amaneti

﷽

Bismilahi Rrahmâni Rrahîm

Dikush i tha Harazmshahut: "Hallku janë tuj lyp ndihmë në këtë zaman uni se buka asht ba shumë e shtrejtë."

Ai i tha: "Qysh kështu?"

Ata i thanë: "Katërdhet kilogram* buke ka kushtue nji kokërr argjendi, e tash u rritë u ba dy dhrahm ari."

Ai tha: "Sa i bjen dy dhrahm ari?"

Ata i thanë: "Dy dhrahm ari i bjen qikaq e qikaq monedha bakri."

Ai tha: "Aiii. Çfarë lloj koprracie asht kjo? A s'po ju vjen marre?"

 

Ai mendojke se bojshin lirë. Ai e kish mendue qi asht e shtrejtë pos nëse ata i kishin thanë se e kishin dhanë tanë mbretninë e tij për aq bukë sa me e mbush barkun. Atëherë ai ish frigu e kish thanë: "Kur e kisha mbush barkun, ku e kisha gjetë nji mbretni tjetër masnej? Nji jetë të tanë m'asht deshtë me e çue për me e fitue qita."

 

Tash edhe në dinë ndodh e njajta gja. Nji sifat ose nji mekam njerëzve ju doket i llahtarshëm, po për njeriun që i posedon asht kollaj. Qiejt s'munden me e tërhjek harkun e tij. Me të vërtetë Na jau ofruem amanetin [qiejve, tokës edhe maleve] (Kuran, 33:72). Thuhet se qiejtë edhe tokat nuk munden me e mbajtë amanetin e punës sonë, se ata sytë nuk i kanë drejt suksesit të dhuruem prej Zotit. Përndryshe, ata kishin me thanë: "Edhe pse harku asht i randë, kur na e marrim në dorë asht dikush mbrapa qi e tërhjek."

Fuqia me i pas sytë e besimin kah Zoti u takon Muhammedit dhe Muhammedanëve.

  • Makalati i Shamsi Tabrizit (230)

  • Për sjelljen e këtij teksti në shqip është shqyrtuar përkthimi në gjuhën angleze i William C. Chittick, Me & Rumi [shq. Unë dhe Rumi], fq. 109.

  • Përktheu: Trandofilishta (Prill 2024)

➜

tags: Shemsi Tabrizi, Shemsi i Tabrizit, Rumi, Mevlana Rumi, Xhelaluddin Rumiu, Mekalati i Shemsi Tabrizit, sufizëm, sufi, islam, shpirtni, përshpirtshmëri islame, muhabet, sohbet, tarikat, dervish, kuran shqip, islam shqip, shqip, shqiptar 

Google Sites
Report abuse
Page details
Page updated
Google Sites
Report abuse