Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Balkanlarda Tasavvuf është një seri dokumentaresh mbi sufizmin apo tesavufin në Ballkan të shkruar nga Berkant Curi, dizajnuar dhe prezantuar nga Petrit Çarkaxhiu dhe përkthyer në turqishte nga Zekiye Cafçe. Këta dokumentarë janë pjesë e televizionit turk, TRT Avaz. Këtu po i vegëzojmë 13 epizode të kësaj serie:
Në këtë epizodë gjenden dy intervista, njëra me Dr. Ali Iljazin dhe tjetra me Sheh Ruzhdi Shehun e tarikatit Saadi në Gjakovë. Dr. Ali Iljazi, ndër tjerash, flet mbi Medresen e Gjakovës dhe sesi në këtë medrese është mësuar Ihjaja e Imam Gazalit. Kurse, biseda me Sheh Ruzhdi Shehun përmban historinë e Teqesë Saadije në Gjakovë dhe disa informata të përgjithshme të këtij tarikati dhe praktikës së ziqrit në të.
Në këtë epizodë paraqitet muzika dhe ilahitë prizrenase të kënduara në tarikate të ndryshme të këtij vendi. Këtu keni mundësinë t'i dëgjoni disa prej këtyre këngëve nga shoqata prizrenase "Doğru Yol" e themeluar në vitin 1951 në Prizren.
Në epizodën e pestë të "Tesavufit në Ballkan", Imam dhe sheh Selim Buzolli i tarikatit melami na tregon rreth tarikateve në Mitrovicë dhe disa bejtexhinjëve të këtij vendi. Këtu tregohet sesi shumë prej teqeve të Mitrovicës u djegën nga forcat serbe përgjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-9). Buzolli njëashtu rrëfen mbi historinë, pirin (plakun shpirtëror) dhe rrugëtimin shpirtëror të melamive.
Përgjatë udhëtimit në Rahovec, Çarkaxhiu na prezanton me tarikatin halvetije të atij vendi të udhëhequr nga Sheh Besim Shehu. Në bisedë me Sheh Besimin, tregohet mbi historikun e teqesë, arkitekturën e saj dhe ritet brenda tarikatit. Në fund paraqitet një ziqr dhe këndohen disa ilahi nga grupi i mirënjohur "Arshikët e Xërxës".
tags: sufizmi ne ballkan, sufizmi ne Kosove, tesavufi ne ballkan, Sufism in Balkans, Sufism in Kosovo, Sufism in Albania
Shënim: Të gjitha këto dokumentare gjenden jashta Trandofilishtes.
Fotografia në sfond: Brendësia e xhamisë së Hadumit në Gjakovë (Janar, 2026)