Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Dhe e qiell s'ish gatuar - Perëndia e kish pranë,
Gjë me shpirt s'kishte ndërtuar - Veç Muhammad Mustafanë.
S'kishte bër as djell as hënë - Dashurin e Muhammadit,
Zoti pran’ e kishte vënë - Posi shkumën mbanë detit.
Ndaj vu’ jetës bukurinë - Se Tyn donte të t'dërgonte.
Kujdestar të dha Alinë - pejgamerët t'i lavdronte.
Muhammadi i dërguar - Me leje të Perëndisë,
Besën kombit për t'i mësuar – Drit’ e lart e gjithësisë.
Xhebraili iu zbulua - I pru fjalë nga Perëndia,
Atij vetëm iu tregua - Nuk e shihnin njerëzia.
I dërgoi të mirat ç'janë - E mësoi Vet' Perëndia,
Peshqesh i dërgoi kuranë - S'i vdes kurrë emr' i Tia.
Grisi cipn' e errësisë - Por si dielli që bën ditë,
Hapi syt’ e njerëzisë - U ndezi të madhe dritë.
Pejgamerët po i sosi - Njëqind e njëzet e katër,
Ky së fundi i vulosi - Tha: Pas meje nuk vjen tjetër.
Pas të Dashurit të Tia - Pejgamer më s'dërgoi Zoti,
Tek Muhammad Hashimia - U mbyll ditë edhe moti.
Dheu s'ish fare në jetë - Muhammadi ishte dritë,
E kishte Zot i Vërtetë - Q'i mësonte mirësitë.
I ndriti shpirtin e Tia - E dërgoi mbi njerëzinë,
Ndaj e deshi Perëndia - Që s'e harroi mirësinë.
Muhammadi i dërguar - E nderoi besën e Tinë,
Me atë pun' të uruar - Makëmbës e la Alinë.
Mirësitë që kanë bërë - Par e drurë gjithë ç'janë,
Si tregoi dot të që tërë - Gjithësia as e mbanë.
Muhammad det'i kulluar. Vetijë të ligë s''nxorri,
Kurrë s'qe i trubulluar - Si e dërgoi gjer e mori.
Shum' e deshi Perëndia - Shko i dha Shahi Merdanë,
Ia mbaroi punën e Tia - Që i zbriti dhe kuranë.
Këtij kush i ka dëshirë - E fiton për atë jetë,
Se atje i bëhet mirë - E shpëton Zot' i Vërtetë.
Bukurin' e Muhametit - E mbante Zoti në duar.
O, Meleq! Ia dërgoi rëmetit - Si shpirtin në kraharuar.