Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Faqja e parë e Mevludit (1910) të Selman Efendi Elbasanit
Aman o Zot mi gjunahqar ban kerem*
Veç madhnis tate s'kemi ku të vejm
Aman o Zot robt e tu neve të ngrat
Jemi tu punu gjynahe dit e nat
Aman o Zot të metat na i ban tamam
Edhe na merr shpirtnat neve me iman
Aman o Zot na e ban vdekjen kollaj
S'kemi tjetër veç keremit tat uzdaj*
Aman o Zot shani* jot me na shpëtu
Për me na fal Ti ne kemi shpresu
Aman o Zot banju çare robvet mjer
Veç derës tate s'kemi tjetër der
Aman o Zot Ti qi na ke jaratis*
Edhe n'ahiret* mos na horlladis*
Aman na ban çare ne Ti ja Ilah
Veç Teje qi t'na shpëtoj tjetër nuk ka
Gjunahet e robvet ke Ti ç'kan me qen
Pyr me na fal neve ti na ban kerem
Aman o Zot na fal gjynahe e hata
Pyr hatrit atij Muhammed Mustafa
Çin të kërkoj aj Resuli për ummet
Prej të ligash aj shpëtim ka pur me gjet
Edhe pyr hatrit atyne evlija
Qi pikojn gjak syt e tyne tuke qa
Bani të gjith robt e tu ti ja Allah
Bukurin e zotnis tate pur me pa
M'at bukuri robt e tu gjith tu shiku
Gjith ato të mira kan për me'j harru
Qoft salavati mi Resulin e selam
Edhe përmi Alihi, Ashabihi tamam
Edhe përmi ato katër qoft salavat
Qi s'jan damun me te kan nejt dit e nat
Hazreti Ebu bekri edhe Omer
Nër sahabet ato kan qen muteber*
Masanej Hazreti Othman e Ali
Edhe përmi Alihi Ehli bejtit të ati
Gjith të dashëm qofshim na ke aj Resul
Lutja ton ke Perenija koft kabul
Fjalë: kerem - bujari; uzdaj - shpresë; shani - lavdia, bukuria; me jaratisë - me kriju; ahiret - bota e përtejme; horlladis - ; sahab - shok i Hazreti Pejgamberit alejhi selam; muteber - i nderum.
Burimi: Selman Efendi Elbasani. Mevludi i pejgamberit në gjuhën shqipe. Shkup: Logos-A, 2023.
Botimi i parë: Stamboll, Shtypshkronja Ebu'l-Anja 1328/1910
Publikuar në Trandofilishte për afrim të kulturës së leximit.
© Logos-A
◈ Mevlud ◈