Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Për nder të ditëlindjes së kurorës së dashurisë,
dashuria ndaj të cilit është shkak i krijimit të gjithësisë!
U gëzun hallku për Muhamed mustafan
Shkoi idhnimi gjithë alemi gjet sefan
Gjithësa zerre që është n’xhihan thirrte me za
Tue i thënë t’gjithë pejgamberit merhaba
Merhaba më i madhi sulltan merhaba
Merhaba gjithë dertit derman merhaba
Merhaba më i madhi gjithë pejgamberisë
Merhaba më i madhi dost i Perëndisë
Merhaba ej dritë e syve gjithë muslimanisë
Gjithë alemi veç për tye është jeratis
Mirë se erdhe o Muhamed mustafa
N’saje tënde gjithë ymeti bënë sefa
Merhaba o mbrojtje ymmetit asij
Merbaha n’atë dit’t mahsherit shefatgjij
Merhaba o shpirti baki merhaba
Merhaba gjithë t’eçtit i ngin merhaba
Merhaba o padishahi n’dy xhihan
Zoti hak ty t’ka lavdue me Kur’an
Ti je më i madhi gjithsa enbija
Dritë e syve gjithë ymmetit evlija
N’qofsh ashik i Muhamedit ore vëlla
Çoi salat tue qajt hiq pa ja nda.
Shënime: zeman: në atë kohë; xhehnem: ferr, skëterrë; azat: të shpëtuar; hallku: krijesat; zerre: grimcë, atom; merhaba: mirësevjen, mirëpritje; sulltan: mbret në pikëpamje shpirtërore.
Pjesë nga Mevlydi Sherif i përkthyer nga Tahir ef. Popova.