Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
All-llah emri i Zotit më par të kujtohet
Pastaj Pejgamberi duhet të nderohet
Emrin e All-llahut kushë kujton më parë
Ç’do punë nga Zoti atij i vjen mbarë
Kush kujton All-llahun gjithmonë në jetë
Gjynahet i bien në tokë por si fletë
Ai emri i pastër por sa të kujtohet
Pastrohen gjynahet dëshira të mbarohet
Me gjithë shpirt gjithmonë All-llah të thërrasim
Që rahmet të gjejmë e musliman të vdesim
Nga mëshira e Zotit mos ta presim shpresën
Nëse do të pendohemi do ta kemi pjesën
I vërtetë është Zoti nuk ka dyshim kurrë
Sado që lajthisin disa zemërgurë
Kur s’kishte gjë fare veç Zoti ka qënë
Këtë botë në rregull Ai e ka vënë
Para Zotit s’kishte as njerëz as diellë
Për fuqinë e Zotit të mendojmë thellë
Ai i krijoi tokën dhe qiellin
Fenerë ndriçues Ai e ka bër diellin
I krijoi Zoti me fuqinë e tija
Se kishte për të ardhur në Tokë njerëzia
E ç’ta zgjasim fjalën s’ka shok Plotfuqia
Nuk ka dyshim fare për qënien e Tija
Mëshirën e Zotit nëse e shpresoni
Kur të përmendëni Zotin xhele shanuhu thoni
Kush të dojë në ahiret me gjet shefeatë
Gjithmonë Pejgamberit le ti çojë selamë
Pjesë të përzgjedhura nga Mevludi Sherif i Hafëz Abdullah Zemlakut.