Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Aman ja Rab, falna gjynah' e hata,
Për hatër t'Atij Muhammed Mustafa!
Edhe për hatër t'atyne eulija,
Qi pikojn' gjak syt' e tyne tue qa!
Ban qerem mbi qolet Tu' Ti ja All-llah!
Për me ba seir na Xhemalin t'And me pa!
N'atë mybareq Nur Xhemalit tue shikue,
Gjith ata nimete kanë për me'j harrue!
Nurin e Xhemalit Zotit m'at dekikë,
Kur t'a shofin, si e pan, nuk kan' me dijtë.
Fjalë: hata - gabim, gjynah; eulija - i dashur apo mik i Zotit; ban qerem - jep me bujari; seir - me soditë, me pa; xhemal - bukuri; mybareq - i bekum; nur - dritë; nimet - begati; dekikë - çast.
Pjesë të përzgjedhura nga Mevludi Sherif i Hafiz Ali Ulqinakut.